{"id":6375,"date":"2017-11-07T12:40:13","date_gmt":"2017-11-07T11:40:13","guid":{"rendered":"http:\/\/stadtsprachen.de\/?post_type=stsp_text&#038;p=6375"},"modified":"2021-02-07T15:40:02","modified_gmt":"2021-02-07T14:40:02","slug":"vrasje-ne-rrugen-e-veriut","status":"publish","type":"stsp_text","link":"https:\/\/stadtsprachen.de\/de\/text\/vrasje-ne-rrugen-e-veriut\/","title":{"rendered":"Vrasje n\u00eb Rrug\u00ebn e Veriut"},"content":{"rendered":"<p>I.<\/p>\n<p>Mbi rrug\u00ebn q\u00eb i binte mesp\u00ebrmes Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Veriut ishin rr\u00ebfyer p\u00ebrher\u00eb histori q\u00eb neve k\u00ebndej m\u00eb n\u00eb jug na qen\u00eb dukur t\u00eb rralla e t\u00eb pazakonshme, e pothuaj gjithmon\u00eb t\u00eb zymta, si\u00e7 u p\u00ebrshtatej edhe karakterit t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb atyre an\u00ebve. Nd\u00ebrkaq, meqen\u00ebse ajo vrasje q\u00eb u ndodhi p\u00ebrputhej po aq pak me at\u00eb \u00e7\u00b4ka besonim se ishte logjika e tyre, sa edhe me ton\u00ebn, filluam t\u00eb kujtonim me holl\u00ebsi historit\u00eb e viteve t\u00eb fundit, ato q\u00eb ishin edhe m\u00eb tragjiket dhe m\u00eb t\u00eb pabesueshmet.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Madhe, kur austriak\u00ebt kishin pushtuar veriun e Shqip\u00ebris\u00eb, midis mal\u00ebsor\u00ebve dhe ushtris\u00eb austriake kishte plasur nj\u00eb sherr. Austriak\u00ebt donin ta zgjeronin rrug\u00ebn, kurse Mal\u00ebsia ishte p\u00ebrpjekur t\u00b4i pengonte. Kanuni i saj i vjet\u00ebr thoshte: &#8222;Rruga e Madhe ka pashin e vet: sa t\u00eb kaloj\u00eb kali me barr\u00eb mbi shpin\u00eb a qet\u00eb me zgjedh\u00eb n\u00eb qaf\u00eb&#8220;. Kanuni e ndalonte ngushtimin e rrug\u00ebs, por me sa dukej po aq prerazi ndalonte edhe zgjerimin e saj. Kurr\u00eb s\u00b4i qe dashur kujt nj\u00eb rrug\u00eb m\u00eb e gjer\u00eb se nj\u00eb shtiz\u00eb e gjysm\u00eb flamuri, aq sa t\u00eb kalonin qet\u00eb me zgjedh\u00eb n\u00eb qaf\u00eb a kafsha me barr\u00eb n\u00eb shpin\u00eb. E tani dikush po donte ta hapte rrug\u00ebn tri her\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb!<\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebrse u dashka rruga pes\u00ebshtizash? &#8211; kishin pyetur pleqt\u00eb e urt\u00eb, ata q\u00eb vigj\u00ebllonin mbi kanunin. Austriak\u00ebt e d\u00ebrgat\u00ebs q\u00eb qe nisur t\u00b4ia mbushte mendjen Mal\u00ebsis\u00eb t\u00eb jepte pun\u00ebtor\u00eb p\u00ebr rrug\u00ebn ishin gjendur ngusht\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Q\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb automobili, &#8211; qe p\u00ebrgjigjur nj\u00ebri prej tyre. &#8211; Ai do t\u00b4ju sjell\u00eb leht\u00ebsira, tepri dhe mir\u00ebqenie.<\/p>\n<p>&#8211; Zgjerimi dhe zmadhimi jan\u00eb gryk\u00ebsi dhe gryk\u00ebsia \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ligu i gjith\u00eb veseve t\u00eb njeriut, &#8211; ia kishin kthyer pleqt\u00eb.<\/p>\n<p>Po ta hapte rrug\u00ebn, meqen\u00ebse kjo bot\u00eb t\u00eb k\u00ebqijat i kishte m\u00eb t\u00eb shumta se t\u00eb mirat, Mal\u00ebsis\u00eb do t\u00b4i hynte zvet\u00ebnimi.<\/p>\n<p>Mal\u00ebsia e kishte kthyer mbrapsht d\u00ebrgat\u00ebn, por austriak\u00ebt nuk e vran\u00eb kryet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Pa pyetur m\u00eb kurrk\u00ebnd filluan ta \u00e7anin rrug\u00ebn me dinamit e ta shtronin me zall e me zift.<\/p>\n<p>Vite me radh\u00eb Mal\u00ebsia gj\u00ebmoi nga minat dhe m\u00eb pas nga kolonat e automobilave t\u00eb luft\u00ebs q\u00eb zbrisnin drejt jugut, p\u00ebr n\u00eb front.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb luft\u00ebs, kolonat ushtarake t\u00eb austriak\u00ebve, t\u00eb ndjekura hap pas hapi nga francez\u00ebt, ishin kthyer mbrapsht dhe ngarendnin tani drejt veriut. Gjat\u00eb t\u00ebrheqjes i kishin hedhur n\u00eb er\u00eb gjith\u00eb urat pas vetes.<\/p>\n<p>Si mbaroi Lufta e Madhe dhe ushtrit\u00eb pushtuese ik\u00ebn, Shqip\u00ebria u b\u00eb prap\u00eb shtet m\u00eb vete. Kryeqytet u shpall Tirana e cila ndodhej n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Puna e par\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn u mor shteti i ri qen\u00eb rrug\u00ebt.<\/p>\n<p>Rrug\u00ebs s\u00eb Madhe t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb i b\u00ebn\u00eb nj\u00eb nyje p\u00ebr ta lidhur me kryeqytetin dhe e quajt\u00ebn Rruga e Veriut.<\/p>\n<p>Nj\u00eb t\u00eb shtun\u00eb n\u00eb Mal\u00ebsi kishin mb\u00ebrritur gjindarm\u00ebt q\u00eb i kishin nxjerr\u00eb katundar\u00ebt me detyrim n\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndrequr urat.<\/p>\n<p>Aty kishte z\u00ebn\u00eb fill m\u00ebria e Mal\u00ebsis\u00eb me shtetin. As austriaku s\u00b4i kish marr\u00eb njer\u00ebzit me zor, por i kish paguar kat\u00ebr korona dit\u00ebn!<\/p>\n<p>Mal\u00ebsia d\u00ebrgoi lajm, se ajo q\u00eb kish kthyer pas sulltan e perandor, ajo q\u00eb s\u00b4kish pyetur p\u00ebr Stamboll e Vjen\u00eb, s\u00b4do t\u00eb duronte t\u00b4i p\u00ebrzjehej n\u00eb pun\u00ebt e saj qeveria e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Fill pas k\u00ebsaj Tirana kishte shpallur se do t\u00eb vinte ligjin e qeveris\u00eb n\u00eb Mal\u00ebsi, aty ku dyzet brezash kishte qen\u00eb zot kanuni i Lek Dukagjinit!<\/p>\n<p>Qeveria kishte l\u00ebshuar tagrambledh\u00ebsit t\u00eb cil\u00ebt tani k\u00ebrkonin edhe taksat e prapambetura t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs. Pas tyre kishte hyr\u00eb ushtria q\u00eb kishte ardhur t\u00eb merrte n\u00ebn arm\u00eb djemt\u00eb e Mal\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Kupa qe mbushur kur qeveria kishte d\u00ebrguar gjindarm\u00ebt p\u00ebr t\u00eb mbledhur arm\u00ebt. Erdh\u00ebn nga Rruga e\u00a0 Veriut me automobila e n\u00eb krye t\u00eb dy dit\u00ebve kishin hyr\u00eb gjer n\u00eb skutat m\u00eb t\u00eb thella.<\/p>\n<p>Ende pa dal\u00eb dimri mal\u00ebsor\u00ebt u ngrit\u00ebn si\u00e7 qen\u00eb ngritur dikur kund\u00ebr Turqis\u00eb, dy her\u00eb nj\u00ebmbasnj\u00eb. Her\u00ebn e dyt\u00eb madje, t\u00eb zem\u00ebruar keqas, kishin zbritur nga Rruga e Veriut p\u00ebr t\u00b4u gjendur nj\u00eb m\u00ebngjes te portat e Tiran\u00ebs. Desh e kishin z\u00ebn\u00eb qeverin\u00eb si miu n\u00eb \u00e7ark, por n\u00eb fund ishin thyer.<\/p>\n<p>Qeveria kishte hyr\u00eb pastaj me zjarr e me hekur, duke i varur shkaktar\u00ebt dhe duke djegur e b\u00ebr\u00eb hi fshatrat q\u00eb kishin ngritur arm\u00eb kund\u00ebr gjindarm\u00ebve.<\/p>\n<p>Q\u00eb at\u00ebher\u00eb Mal\u00ebsia ishte n\u00eb gjak me shtetin. Rruga e Veriut shkreptinte si rrufe. Gjith\u00e7ka mund t\u00eb pritej tani. Asgj\u00eb s\u00b4na \u00e7udiste m\u00eb. Vet\u00ebm krimi q\u00eb ndodhi aty dhe q\u00eb mori emrin \u201cVrasja e Rrug\u00ebs s\u00eb Veriut\u201d nuk pritej nga askush.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>II.<\/p>\n<p>Ur\u00ebn e Droj\u00ebs, mbi t\u00eb cil\u00ebn ndodhi vrasja, e kishin ndrequr me pun\u00eb angari fshatar\u00ebt nga katundi i af\u00ebrm Mamurras. Ata kishin hedhur ca k\u00ebrcunj t\u00eb mb\u00ebrthyer shkel e shko p\u00ebrmbi shqyerjet q\u00eb kishin hapur minat austriake. Por ura ishte tani kaq e keqe, saq\u00eb njer\u00ebzit e p\u00ebrdornin vet\u00ebm t\u00eb detyruar nga halli. P\u00ebr kurrmosgj\u00eb t\u00eb shkiste k\u00ebmba dhe rr\u00ebzoheshe posht\u00eb. Dhe jo rrall\u00eb d\u00ebgjohej se f\u00ebmij\u00ebn ose gomarin e ak\u00ebcilit e kishte rr\u00ebmbyer p\u00ebrroi. N\u00eb ver\u00eb, kur p\u00ebrroi thahej, thyeje qaf\u00ebn. N\u00eb vjesht\u00eb, kur zinin shirat, ose n\u00eb pranver\u00eb, kur shkrinin d\u00ebborat e malit t\u00eb Sk\u00ebnderbeut, po t\u00eb binje posht\u00eb, uj\u00ebrat e vrullshme t\u00eb p\u00ebrroit t\u00eb p\u00ebrlanin e t\u00eb shpraznin drejt e n\u00eb det.<\/p>\n<p>E zhytur n\u00eb mes t\u00eb pyllit t\u00eb dendur t\u00eb Mamurrasit, Ura e Droj\u00ebs mbetej e fshehur si nga syt\u00eb e udh\u00ebtarit q\u00eb vinte nga Veriu p\u00ebr n\u00eb ult\u00ebsirat qendrore, ashtu dhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb nisej nga qendra p\u00ebr n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00ebse vije nga Shkodra apo n\u00ebse vije nga Tirana, ura mes dy kthesash t\u00eb shfaqej papritur ashtu gjysm\u00eb e rr\u00ebnuar, me shenjat e luft\u00ebs, trungjet e nxira dhe shufrat e shtremb\u00ebruara e t\u00eb p\u00ebrdredhura. Jo m\u00eb kot, sa her\u00eb q\u00eb gatiteshin t\u00eb kalonin p\u00ebrmbi shpin\u00ebn e saj, udh\u00ebtar\u00eb, karvanar\u00eb apo shofera automobilash b\u00ebnin kryqin e thoshin lutje.<\/p>\n<p>At\u00eb m\u00ebngjes t\u00eb kthjell\u00ebt prilli zalli i bardh\u00eb i p\u00ebrroit p\u00ebrcolli bashk\u00eb me zhaurimat e ujrave edhe zukam\u00ebn e nj\u00eb automobili. Barinjt\u00eb q\u00eb kullosnin berrat n\u00eb stanet lart n\u00eb pyll mbajt\u00ebn vesh nga p\u00ebrroi. Q\u00eb kur kishte ikur austriaku automobilat ishin nj\u00eb gj\u00eb e rrall\u00eb n\u00ebp\u00ebr Rrug\u00ebn e Veriut. Tani automobil do t\u00eb thoshte udh\u00ebtim i ndonj\u00eb qeveritari.<\/p>\n<p>Ndaj kur plas\u00ebn do pushk\u00eb si bresh\u00ebr, oshtima e t\u00eb cilave mori lugin\u00ebn e p\u00ebrroit gjer tek stanet, barinjve u ngrin\u00eb krrabat n\u00eb duar. Kur m\u00eb n\u00eb fund krismat pushuan, i flak\u00ebn tej k\u00ebrrabat dhe u l\u00ebshuan teposht\u00eb me vrap. Kush po i binte nj\u00eb automobili t\u00eb qeveris\u00eb? Kush kish z\u00ebn\u00eb pusi n\u00eb Ur\u00ebn e Droj\u00ebs? Cubi kurr\u00eb nuk grricej me qeverin\u00eb!<\/p>\n<p>Pas nd\u00ebshkimit t\u00eb fundit Mal\u00ebsia s\u2019donte m\u00eb sherr por arm\u00ebpushim. Po ndreqte \u00e7atit\u00eb e djegura dhe po l\u00ebpinte plag\u00ebt si ariu n\u00eb shpell\u00eb. Vet\u00ebm n\u00eb ishte ndonj\u00eb shpirtplasur q\u00eb po k\u00ebrkonte hakmarrje p\u00ebr njer\u00ebzit e vrar\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb dhe t\u00eb korrat e shkrumbuara. Ve\u00e7 t\u00eb till\u00ebve s\u2019u b\u00ebnin m\u00eb syt\u00eb drit\u00eb.<\/p>\n<p>Barinjt\u00eb mbajt\u00ebn frym\u00ebn prapa xunkthave mbi rrug\u00eb, tek pika e tyre e zakonshme e soditjes, prej nga dukej bregu i rr\u00ebpirt\u00eb i p\u00ebrroit dhe ura gjysm\u00ebg\u00ebrmadh\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb automobil i hapur kishte ndalur n\u00eb mesin e saj p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb prite me gur\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj. Brenda dy njer\u00ebz: nj\u00ebri varur mbi timon, tjetri l\u00ebshuar n\u00eb ndenj\u00ebsen e pasme. Nj\u00eb i tret\u00eb jasht\u00eb automobilit, tri hapa larg, p\u00ebrmbys mbi cungjet e ur\u00ebs. T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb mbytur n\u00eb gjak.<\/p>\n<p>&#8211; I paskan b\u00ebr\u00eb shosh\u00eb, &#8211; tha nj\u00ebri prej barinjve, ai m\u00eb i vogli, dhe volli p\u00ebrmbi gjethet e luleshtogut.<\/p>\n<p>Dy barinjt\u00eb e tjer\u00eb ishin krejt t\u00eb shtangur. Sikur t\u00eb mos kishin d\u00ebgjuar krismat pak m\u00eb par\u00eb, do t\u00eb besonin se kjo \u00e7\u2019ka po u shihnin syt\u00eb ishte vep\u00ebr e zanave t\u00eb p\u00ebrroit.<\/p>\n<p>&#8211; Duken si t\u00eb huaj, &#8211; tha m\u00eb i vogli duke fshir\u00eb buz\u00ebt.<\/p>\n<p>&#8211; Mos e thuaj at\u00eb fjal\u00eb, he t\u2019shitoft\u00eb zana! &#8211; mallkoi i madhi. &#8211; Jemi n\u00eb paqe, s\u2019jemi n\u00eb luft\u00eb.<\/p>\n<p>Barinjt\u00eb hesht\u00ebn.<\/p>\n<p>&#8211; Mos jan\u00eb austriak\u00eb? &#8211; pyeti i vogli.<\/p>\n<p>&#8211; Austriak\u00eb s\u2019ka m\u00eb, &#8211; u p\u00ebrgjigj i madhi. Tjetri nuk fliste.<\/p>\n<p>&#8211; K\u00ebpuc\u00ebt i ka t\u00eb mira, &#8211; vazhdoi i vogli, pa ia shqitur syt\u00eb k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb njeriut shtrir\u00eb mbi ur\u00eb.<\/p>\n<p>Dy t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb po mpiheshin nga tmerri.<\/p>\n<p>&#8211; Vet\u00ebm un\u00eb s\u2019kam k\u00ebpuc\u00eb t\u00eb tilla, &#8211; tha i vogli. &#8211; Ju t\u00eb dy keni.<\/p>\n<p>Ai pa opingat e veta, pastaj prap\u00eb k\u00ebpuc\u00ebt e t\u00eb vrarit. &#8211; P\u00ebrse t\u00eb mos i marr? Ai ka vdekur. S\u2019i duhen m\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Hesht, &#8211; iu kthye i madhi.<\/p>\n<p>Lart n\u00eb pyll u d\u00ebgjua automobili i gjerman\u00ebve t\u00eb sharrave, q\u00eb po zbriste posht\u00eb n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Ngrehuni t\u00eb ikim, &#8211; tha bariu m\u00eb i madh dhe drejtoi shpin\u00ebn. &#8211; Bariu pun\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 berrave s\u2019ka. O burra t\u2019ikim k\u00ebndej!<\/p>\n<p>Dhe ashtu b\u00ebn\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I. Mbi rrug\u00ebn q\u00eb i binte mesp\u00ebrmes Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Veriut ishin rr\u00ebfyer p\u00ebrher\u00eb histori q\u00eb neve k\u00ebndej m\u00eb n\u00eb jug na qen\u00eb dukur t\u00eb rralla e t\u00eb pazakonshme, e pothuaj gjithmon\u00eb t\u00eb zymta, si\u00e7 u p\u00ebrshtatej edhe karakterit t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb atyre an\u00ebve. Nd\u00ebrkaq, meqen\u00ebse ajo vrasje q\u00eb u ndodhi p\u00ebrputhej po aq pak me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"featured_media":6629,"template":"","categories":[27,10],"class_list":["post-6375","stsp_text","type-stsp_text","status-publish","has-post-thumbnail","hentry","category-issue-4","category-prosa"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v28.7 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Vrasje n\u00eb Rrug\u00ebn e Veriut - stadtsprachen<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/stadtsprachen.de\/de\/text\/vrasje-ne-rrugen-e-veriut\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"de_DE\" \/>\n<meta property=\"og:locale:alternate\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Vrasje n\u00eb Rrug\u00ebn e Veriut - stadtsprachen\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"I. Mbi rrug\u00ebn q\u00eb i binte mesp\u00ebrmes Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Veriut ishin rr\u00ebfyer p\u00ebrher\u00eb histori q\u00eb neve k\u00ebndej m\u00eb n\u00eb jug na qen\u00eb dukur t\u00eb rralla e t\u00eb pazakonshme, e pothuaj gjithmon\u00eb t\u00eb zymta, si\u00e7 u p\u00ebrshtatej edhe karakterit t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb atyre an\u00ebve. Nd\u00ebrkaq, meqen\u00ebse ajo vrasje q\u00eb u ndodhi p\u00ebrputhej po aq pak me [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/stadtsprachen.de\/de\/text\/vrasje-ne-rrugen-e-veriut\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"stadtsprachen\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/Stadtsprachen\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-02-07T14:40:02+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/stadtsprachen.de\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/3.-scaled.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"2560\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"1440\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@stadtsprachen\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Gesch\u00e4tzte Lesezeit\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"8\u00a0Minuten\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/stadtsprachen.de\\\/de\\\/text\\\/vrasje-ne-rrugen-e-veriut\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/stadtsprachen.de\\\/de\\\/text\\\/vrasje-ne-rrugen-e-veriut\\\/\",\"name\":\"Vrasje n\u00eb Rrug\u00ebn e Veriut - stadtsprachen\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/stadtsprachen.de\\\/de\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/stadtsprachen.de\\\/de\\\/text\\\/vrasje-ne-rrugen-e-veriut\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/stadtsprachen.de\\\/de\\\/text\\\/vrasje-ne-rrugen-e-veriut\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/stadtsprachen.de\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/10\\\/3.-scaled.jpg\",\"datePublished\":\"2017-11-07T11:40:13+00:00\",\"dateModified\":\"2021-02-07T14:40:02+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/stadtsprachen.de\\\/de\\\/text\\\/vrasje-ne-rrugen-e-veriut\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"de-DE\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/stadtsprachen.de\\\/de\\\/text\\\/vrasje-ne-rrugen-e-veriut\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"de-DE\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/stadtsprachen.de\\\/de\\\/text\\\/vrasje-ne-rrugen-e-veriut\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/stadtsprachen.de\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/10\\\/3.-scaled.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/stadtsprachen.de\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/10\\\/3.-scaled.jpg\",\"width\":2560,\"height\":1440},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/stadtsprachen.de\\\/de\\\/text\\\/vrasje-ne-rrugen-e-veriut\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Startseite\",\"item\":\"https:\\\/\\\/stadtsprachen.de\\\/de\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Texts\",\"item\":\"https:\\\/\\\/stadtsprachen.de\\\/en\\\/text\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":3,\"name\":\"Vrasje n\u00eb Rrug\u00ebn e Veriut\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/stadtsprachen.de\\\/de\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/stadtsprachen.de\\\/de\\\/\",\"name\":\"stadtsprachen\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/stadtsprachen.de\\\/de\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/stadtsprachen.de\\\/de\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"de-DE\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/stadtsprachen.de\\\/de\\\/#organization\",\"name\":\"stadtsprachen\",\"url\":\"https:\\\/\\\/stadtsprachen.de\\\/de\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"de-DE\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/stadtsprachen.de\\\/de\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/stadtsprachen.de\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/02\\\/cropped-logo_stadtsprachen_taubenblau.png\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/stadtsprachen.de\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/02\\\/cropped-logo_stadtsprachen_taubenblau.png\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"stadtsprachen\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/stadtsprachen.de\\\/de\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"},\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/www.facebook.com\\\/Stadtsprachen\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/stadtsprachen\",\"https:\\\/\\\/www.instagram.com\\\/berlinerliterarischeaktion\\\/\",\"https:\\\/\\\/mastodon.social\\\/@BerlinerLiterarischeAktion\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Vrasje n\u00eb Rrug\u00ebn e Veriut - stadtsprachen","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/stadtsprachen.de\/de\/text\/vrasje-ne-rrugen-e-veriut\/","og_locale":"de_DE","og_type":"article","og_title":"Vrasje n\u00eb Rrug\u00ebn e Veriut - stadtsprachen","og_description":"I. Mbi rrug\u00ebn q\u00eb i binte mesp\u00ebrmes Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Veriut ishin rr\u00ebfyer p\u00ebrher\u00eb histori q\u00eb neve k\u00ebndej m\u00eb n\u00eb jug na qen\u00eb dukur t\u00eb rralla e t\u00eb pazakonshme, e pothuaj gjithmon\u00eb t\u00eb zymta, si\u00e7 u p\u00ebrshtatej edhe karakterit t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb atyre an\u00ebve. Nd\u00ebrkaq, meqen\u00ebse ajo vrasje q\u00eb u ndodhi p\u00ebrputhej po aq pak me [&hellip;]","og_url":"https:\/\/stadtsprachen.de\/de\/text\/vrasje-ne-rrugen-e-veriut\/","og_site_name":"stadtsprachen","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/Stadtsprachen","article_modified_time":"2021-02-07T14:40:02+00:00","og_image":[{"width":2560,"height":1440,"url":"https:\/\/stadtsprachen.de\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/3.-scaled.jpg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_site":"@stadtsprachen","twitter_misc":{"Gesch\u00e4tzte Lesezeit":"8\u00a0Minuten"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/stadtsprachen.de\/de\/text\/vrasje-ne-rrugen-e-veriut\/","url":"https:\/\/stadtsprachen.de\/de\/text\/vrasje-ne-rrugen-e-veriut\/","name":"Vrasje n\u00eb Rrug\u00ebn e Veriut - stadtsprachen","isPartOf":{"@id":"https:\/\/stadtsprachen.de\/de\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/stadtsprachen.de\/de\/text\/vrasje-ne-rrugen-e-veriut\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/stadtsprachen.de\/de\/text\/vrasje-ne-rrugen-e-veriut\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/stadtsprachen.de\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/3.-scaled.jpg","datePublished":"2017-11-07T11:40:13+00:00","dateModified":"2021-02-07T14:40:02+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/stadtsprachen.de\/de\/text\/vrasje-ne-rrugen-e-veriut\/#breadcrumb"},"inLanguage":"de-DE","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/stadtsprachen.de\/de\/text\/vrasje-ne-rrugen-e-veriut\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"de-DE","@id":"https:\/\/stadtsprachen.de\/de\/text\/vrasje-ne-rrugen-e-veriut\/#primaryimage","url":"https:\/\/stadtsprachen.de\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/3.-scaled.jpg","contentUrl":"https:\/\/stadtsprachen.de\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/3.-scaled.jpg","width":2560,"height":1440},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/stadtsprachen.de\/de\/text\/vrasje-ne-rrugen-e-veriut\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Startseite","item":"https:\/\/stadtsprachen.de\/de\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Texts","item":"https:\/\/stadtsprachen.de\/en\/text\/"},{"@type":"ListItem","position":3,"name":"Vrasje n\u00eb Rrug\u00ebn e Veriut"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/stadtsprachen.de\/de\/#website","url":"https:\/\/stadtsprachen.de\/de\/","name":"stadtsprachen","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/stadtsprachen.de\/de\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/stadtsprachen.de\/de\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"de-DE"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/stadtsprachen.de\/de\/#organization","name":"stadtsprachen","url":"https:\/\/stadtsprachen.de\/de\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"de-DE","@id":"https:\/\/stadtsprachen.de\/de\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/stadtsprachen.de\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/cropped-logo_stadtsprachen_taubenblau.png","contentUrl":"https:\/\/stadtsprachen.de\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/cropped-logo_stadtsprachen_taubenblau.png","width":512,"height":512,"caption":"stadtsprachen"},"image":{"@id":"https:\/\/stadtsprachen.de\/de\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/Stadtsprachen","https:\/\/x.com\/stadtsprachen","https:\/\/www.instagram.com\/berlinerliterarischeaktion\/","https:\/\/mastodon.social\/@BerlinerLiterarischeAktion"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/stadtsprachen.de\/de\/wp-json\/wp\/v2\/stsp_text\/6375","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/stadtsprachen.de\/de\/wp-json\/wp\/v2\/stsp_text"}],"about":[{"href":"https:\/\/stadtsprachen.de\/de\/wp-json\/wp\/v2\/types\/stsp_text"}],"version-history":[{"count":16,"href":"https:\/\/stadtsprachen.de\/de\/wp-json\/wp\/v2\/stsp_text\/6375\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":15431,"href":"https:\/\/stadtsprachen.de\/de\/wp-json\/wp\/v2\/stsp_text\/6375\/revisions\/15431"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/stadtsprachen.de\/de\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6629"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/stadtsprachen.de\/de\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6375"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/stadtsprachen.de\/de\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6375"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}